Home Aktualitet Vrasja në Top...

Vrasja në Top Channel, reagon Bora Zemani: Kjo është një kambanë e fortë alarmi

205
0

Televizioni i Top Channel u godit nga një ngjarje tragjike në orët e para të së hënës që lamë pas.

Të shtënat me armë që objektivin kishin ndërtesën e televizionit lanë të vdekur personin e sigurisë së ndërtesës.

Gjuajtja me armë u dëgjuan edhe nga banorët e Big Brother VIP Albania që ndodheshin në oborrin e shtëpisë.

Pas kësaj ngjarje të shumta kanë qenë reagimet nga personazhet publike të cilat janë pjesë e televizionit.

Një reagim ka ardhur edhe nga moderatorja e njohur, Bora Zemani, e cila tha se është e shokuar dhe e lënduar nga ky rast.

“Jam e shokuar, e lënduar, e prekur! Marrja e jetëve të pafajshme nuk mund të ketë kurrë asnjë dhe asnjë justifikim. Dje ishte një nga ditët më të trishta ku pamë edhe njëherë përpara syve tanë sesa pak vlen jeta këtu tek ne. Dhimbje e madhe! U prehsh në paqe Pal Koka! Zoti ua lehtësoftë dhimbjen bashkëshortes dhe tre fëmijëve. Do të mbetet plagë e madhe për të gjithë ne”, ka shkruar Bora.

Tutje në një tjetër postimi, prezantuesja tha se televizioni ku ajo punon ka nevojë më shumë për mbështetje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit