Home Aktualitet ”Vrasje...

”Vrasje me pagesë, trafik droge”, ngjarjet që kanë treguar 12 të penduarit për SPAK-un

239
0

Euglen Halili është një tjetër i penduar i Drejtësisë. I riu nga Gjinari thotë se u pajtua nën ndërmjetësimin e të akuzuarit Xhuliano Hoxha me premtimin se do të fitonte shumë para, ndaj dhe ai nisi gjurmimin e viktimave. Për Ramazanin, ai e ndoqi ditë mbas dite dhe e priti kur viktima bënte palestër, kurse per Runajt ishte marrë porosia që ai të qëllohej brutalisht me thikë siç edhe u masakrua.

Sot në Shqipëri numërohen 12 të penduar që kanë deklaruar krime nga më monstruozet, porosi droge dhe eliminime grupesh. Por ndërkohë, ndonëse po përpiqet SPAK nuk po ia del të bëjë të penduar persona të lidhur me të korruptuar të nivelit të lartë , pavarësisht aksioneve në fushën e tenderave dhe koncensioneve.

Aurel Lazaj dërgoi në burg kapo të droges, Ervis Bardhi foli për grupin e Çapajve, Ernejt Shyti rrëfeu vrasjen e Behar Sofisë apo Luftar Reçi, lista e të mbrojturve nga shteti pas fjalës së tyre është e gjatë, mbasi aty përfshihen edhe të afërmit e tyre. Apo edhe dëshmitë e bujshme e të fundit nga Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj që po zbërthejnë çështje të krimit të organizuar nga jugu në veri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit