Home Aktualitet Vritet kreu i...

Vritet kreu i ISIS në Siri, Presidenti Biden: Mesazh për terroristët

364
0

Gjatë një sulmi, Shtetet e Bashkuara kanë vrarë liderin e Shtetit Islamik në Siri, Maher al Aqal. Me të u vra edhe zëvendësi i tij. Të dy po udhëtonin me motoçikleta në momentin e sulmit me dron.

Presidenti amerikan Joe Biden, thotë se vdekja e tij është një mesazh i fuqishëm për të gjithë terroristët që kërcënojnë atdheun tonë dhe interesat tona në mbarë botën. “Shtetet e Bashkuara do të jenë të pamëshirshme në përpjekjet e tyre për t’i sjellë ato para drejtësisë”.

Akal ishte një nga katër liderët më me ndikim të organizatës terroriste në nivel global. Ky ishte i fundit në një seri sulmesh kundër ISIS-it në Siri. Ai ishte përgjegjës për zhvillimin e ISIS përtej kufijve të Sirisë dhe Irakut.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit