Home Aktualitet Vuçiç: “Ballk...

Vuçiç: “Ballkani i hapur”, nismë më e madhe se ne të tre

42
0

Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë, gjatë takimit të “Ballkanit të hapur” që po zhvillohet në Tiranë, u shpreh se objektivi është lidhja e njerëzve me njëri-tjetrin.

“Ne ndoshta nuk po përgatisim të ardhmen për fëmijët tanë, por mund të përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen që i pret. Kjo është një iniciativë më e madhe se ne të tre. Do të krijojë bazën e themelet për fëmijët tanë”, tha Vuçiç.

“Objektivi më i rëndësishëm është që të lidhim njerëzit me njëri-tjetrin. Ata njerëz që kanë menduar më shumë për të shkuarën sesa për të tashmen dhe për të ardhmen. Kam biseduar dje me përfaqësuesit e bizneseve shqiptare dhe pashë një dëshirë shumë të madhe për të investuar e bërë biznes”, shtoi Vuçiç.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit