Home Bota Vuçiç: Kosovë...

Vuçiç: Kosovën nuk e njohim në asnjë mënyrë, Ballkani i Hapur ide e mirë

64
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç edhe njëherë ka përforcuar qëndrimin e tij se Serbia në asnjë mënyrë nuk duhet ta njohë Kosovën. Vuçiç në një intervistë për mediat serbe, nuk ka ngurruar që të ritheksojë se nuk është me rëndësi pranimi i pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka shtuar se Ballkani i hapur është një mundësi për një bashkëpunim të ndërsjellë.

“Unë nuk mendoj se duhet të pranojmë apo njohim pavarësinë e Kosovës, në asnjë mënyrë. Megjithatë ne duhet të punojmë me shqiptarët nga Kosova për bashkëpunim të ndërsjellë, por kjo është e pamundur sepse pavarësia është gjithçka për të cilën ata duhet të flasin”, tha Vuçiç.

Ai gjithashtu ka theksuar se Ballkani i Hapur është një ide e mirë për të kapërcyer marrëdhëniet e këqija dhe sa i përket drejtësisë, ai ka theksuar se nuk ka dyshim se Serbia ka pësuar një padrejtësi të madhe”, është shprehur Vuçiç.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit