Home Aktualitet Vuçiç lëshon ...

Vuçiç lëshon një deklaratë ”bombë”: Luftë botërore për 1 ose 2 muaj

1379
0

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nga New York-u paralajmëroi se do të marrë vendime të vështira në ditët e ardhshme që do kenë të bëjnë me të ardhmen e Serbisë. Por ajo që është e frikshme, është deklarata që do të kemi luftë botërore për 1 ose 2 muaj.

Deklarata bombë, por e pasqaruar në detaje, erdhi gjatë një interviste për televizionin publik serb në Shtetet e Bashkuara ku është pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Unë supozoj se nga faza e një operacioni special ushtarak po i afrohemi një konflikti të madh lufte dhe tani pyetja është se ku janë kufijtë dhe nëse do të shkojmë pas disa kohësh, ndoshta për një ose dy muaj, drejt një konflikti të madh botëror, të cilin nuk e kemi pasur që nga Lufta e Dytë Botërore”, u shpreh presidenti serb.

Sa i përket Kosovës, Vuçiç paralajmëroi se një tjetër vend është bërë gati për të tërhequr njohjen e pavarësisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit