Home Aktualitet Vuçiç në Tira...

Vuçiç në Tiranë, Ditmir Bushati: Kryeministri serb imazhin e nd*tur të Beogradit

126
0

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar samitin e mbajtur këtë të mërkurë në Tiranë, Ukrainë-Europë Juglindore.

”Firmosja e marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy vendeve, uroj që të jetësohet në të ardhmen në një bashkëpunim sa më të strukturuar. Së dyti, pavarësisht përpjekjeve të lavdërueshme të Shqipërisë, aktiviteti i sotëm në Tiranë është vështirë të quhet samit. Së pari në kuptimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, samiti është kurorëzim të një pune voluminoze, me specialist, përfaqësues diplomatikë dhe në fund janë drejtuesit e shteteve që mblidhen në një takim duke marrë angazhime të rëndësishme. Çka nuk ishte rasti i këtij aktiviteti në Tiranë. Elementi tjetër është ai tematik, që është mjaft i rëndësishëm në rast se duam që nisma të tilla të jenë produktive dhe të mos mbeten thjesht në nivelin deklarativ”, tha Bushati.

Po nga ana tjetër, Bushati u shpreh se Vuçiç mund të ketë përdorur samitin e Tiranës për të pastruar imazhin e ndotur të Serbisë, ndërsa ritheksoi edhe njëherë se BE-ja dhe jo vetëm, vijojnë ta ledhatojnë presidentin e Serbisë pavarësisht qëndrimeve të tij për luftën në Ukrainë.

”Serbia është i vetmi vend në Europë ku mund të fluturohet drejt Moskës, i vetmi vend që nuk i ka ndërprerë raportet politike, ushtarake, por edhe shpirtërore, mendoj se do të ishte naive të pritej që Serbia do t’i bashkohej një qëndrimi dhe do të kishim një rezultat apo angazhime konkrete në drejtim me sanksionet e Perëndimit dhe dënimit të veprimtarisë së Rusisë në rajonin tonë si një forcë destabilizuese. Deklaratat në aktivitete të tilla i nënshtrohen procesit të konsultimeve dhe të lëshimeve të ndërsjella. Në kushtet kur BE nuk ka qenë në gjendje të këmbëngulë me vendosshmëri dhe falë politikës ledhatuese të BE-së, por jo vetëm, ne jemi në kushtet kur Serbia vijon të jetë prishëse e stabilitetit rajonal, pjesa tjetër Ballkanit Perëndimor do ta kishte shumë të vështirë për të bindur me 2 orë takim në Tiranë Serbinë që të bëhet pjesë e sanksioneve”, tha Bushati në ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit