Home Kosova Vuçiç nuk heq...

Vuçiç nuk heq dorë nga formimin i Asociacionit të komunave me shumicë serbe

34
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka folur edhe njëherë lidhur me çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas Vuçit kjo duhet të ndodhë për shkak se ky është obligim juridik ndërkombëtar të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk po dëshiron ta përmbushë.

“Është faji im, ndryshe nga ata që e duan aq shumë në Serbi dhe që kërkoj respektimin e detyrimeve ndërkombëtare dhe do të vazhdoj ta bëj këtë”, tha ai.

Më tutje Vuçiq tha po ashtu se zgjedhjet e ardhshme do të jenë një zgjedhje mes së kaluarës dhe partive të regjimit të mëparshëm, e cila do ta kthejë vendin në të kaluarën dhe të ardhmen e udhëhequr nga ata që me qasjen e tyre të përgjegjshme kanë treguar se Serbia mund të jetë më e pasur nëse ka më shumë punonjës, më shumë hekurudha të ndërtuara, rrugë, spitale, stadiume dhe të gjitha gjërat e tjera që janë të nevojshme.

/syri.net

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit