Home Aktualitet Vula shkon te...

Vula shkon tek Alibeaj, ironizon Manjani: Na rroftë reforma, se drejtësia ka marrë fund

280
0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e PD-së, e cila njeh palën e Alibeajt. Për të gjykata vendosi siç qeveria shqiptare kishte paravendosur, si dhe nënvizon se me këtë vendim drejtësia vërtetoi se ka marrë fund.

Postimi i plotë

Pra gjykata e pavarur vendosi siç qeveria shqiptare kishte paravendosur. Këtë vendim ministrja e jashtme ia kishte njoftuar Serbisë që para 10 ditëve. Shumë vetë më thonin “s’është e vërtetë”… Por, ja ku është fakti! Tani të na rrojë refoma, se drejtësia ka marrë fund.

Sot është legalizuar një precedent që përmbys regjimin juridik dhe godet shumë rëndë sistemin demokratik. E kuptoni apo jo! Kanë vendosur të ndalojnë opozitën më të madhe të konkurrojë në zgjedhje.

E zëvendësojnë atë me vendim gjykate dhe me një grusht mercenarësh që mbajnë peng një vulë pa asnjë votë apo strukturë partie! Natën e mirë e të fala edhe palaçove që përfaqësojnë Amerikën!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit