Home Aktualitet Xhaçka: Ballk...

Xhaçka: Ballkani Perëndimor të përfshihet në konceptin strategjik të NATO-s

51
0

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Punëve të Jashtme, takim ky i cili po zhvillohet në Riga, Letoni, me pjesëmarrjen e Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në ndërhyrjen e saj, Ministrja për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Znj. Olta Xhaçka nënvizoi rëndësinë e veçantë të integrimit të plotë Euroatlantik.

Ajo bëri po ashtu thirrje që Ballkani Perëndimor të jetë në fokus të Konceptit Strategjik të Natos.

Rajoni i detyrohet shumë ndërhyrjes së NATO. Por sot ka ardhur koha që të shkohet një hap më përpara duke e përfshirë Ballkanin Perëndimor në Konceptin Strategjik 2022, duke çuar njëkohësisht një sinjal të fortë kundër të gjithë atyre fuqive që po përpiqen të sabotojnë integrimin euroatlantik, duke nxitur dasi e destabilitet përmes taktikave hibride”, tha mes të tjerash Ministrja Olta Xhaçka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit