Home Aktualitet Xhaferaj: Dra...

Xhaferaj: Dramatike! 19 miliardë lekë për Eco-Parkun, por u kthye i gjithë Durrësi në ish-Porto-Romano

9
0

I ftuar në hapsirën e Intervistës së Ditës në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, kryetar i PD në Durrës Ferdinand Xhaferaj ka komentuar situatën kaotike me plehrat në Durrës, ku qyteti bregdetar është mbytur nga mbeturinat në sezonin veror.

Xhaferaj: Nu kemi të bëjmë me situatë kaotike por dramatike.

Trasporti i mbetjeve nga bashkia e Durrësit në lanfillin e Sharrës, pse ka ndodhur kjo situatë?

“E ndoqa prononcimin e asaj që hap derën e bashkisë. Ajo foli por nuk tha asgjë. Ajo nuk është kryetare bashkie. Kjo është një tjetër situatë dramatike, ku qyteti që u godit nga tërmeti dhe nga pandemia në kulmin e sezonit turistik, është pa kryetar bashkie për disa vite me radhë.

Në 10 qershor Këshilli Bashkiak u mblodh me emergjencë pasi kishim një situatë dramatike prej 3 ditësh me mbetjet. Miratuam një buxhet me një afat kohor prej 10 vitesh me administratorin e inceneratorit të Sharrës Klodian Zotos, me një tarifë prej 41 euro për ton. Nga 10 qershori deri në 28 qershor vazhdon gjendja emergjente pasi kjo lojë brenda familjeve mafioze qeveri-biznes, të rritet tarifa nga 41 euro në 55 euro për ton.

Situata emergjente ka gati 3 vjet. Në qershor të 2018, Këshilli Bashkiak i Durrësit mblidhet dhe shpall emergjencën mjedisore në Porto Romano. Dy ditë më mbrapa, Rama vjen në Porto Romano dhe shpall e akordon 19 miliardë lekë për të kthyer në ‘Eco Park’ e cila duhet të mbaronte në vjeshtë të 2020 por akoma nuk ka mbaruar.

I gjithë Durrësi u kthye në emergjencë si ish Porto Romano. Është një skenat mafioz që i tejkalon filmat me matjan e mbeturinave”, deklaroi Xhaferaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit