Home Aktualitet Xhaferi kryem...

Xhaferi kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Nesho: Janë paragjykuar si UÇK-ja

76
0

Ish-ambasadori Agim Nesho flet në lidhje me emërimin e kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Për të ky është një hap tepër pozitiv për shqiptarët, ndërsa e konsideroi në radhë të parë si një fitore të BDI-së.

Ai nuk ngurroi të linte pa përmendur edhe fitoren personale të Ali Ahmetit dhe Talat Xhaferit, në gjithë këtë inkursion, siç e konsideroi ai, që ka qenë që prej vitit 2001, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Ky është një hap tepër pozitiv. Kjo është një arritje, në radhë të parë e BDI-së, që ka punuar që në fillim të vitit 2001, pas marrëveshjes së Ohrit deri më tani, për të realizuar atë statusin e merituar si element shtet-formues në shtetin maqedonas. Kjo është një fitore personale e Ali Ahmetit dhe Talat Xhaferit në gjithë këtë inkursion që ka qenë që prej 2001-t. Ata janë paragjykuar ashtu si UÇK, në mos më keq, por arritën që gjithë këtë sfidë ta kthejnë në favor të interesave të shqiptarëve. Megjithatë nuk duhet të entuziazmohemi nga ato fitoret e emrave të veçantë”,-tha Nesho.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit