Home Sporti Xhaka kërkon ...

Xhaka kërkon hakmarrje ndaj Newcastle: Sezonin e kaluar na shkatërruan

77
0

Arsenal u rikthye te fitorja në shtëpi teksa mposhti Chelsea-n me shifrat 3-1. “Topçinjtë” për momentin janë ngjitur sërish në vendin e parë të Premier League, në pritje të ndeshjeve së prapambetura të “qytetarët”.

Granit Xhaka i bën thirrje shokëve të skuadrës që të japin maksimumin ndaj Neëcastle dhe të kthehen në Londër me tre pikët për të vijuar me ëndrrën titull.

“Nuk mund ta harrojmë ndeshjen e sezonit të kaluar në fushën e Newcastle. Më duhet të tregohem i sinqertë dhe ta pranoj se ata na shkatërruan, ishin shumë më të mirë se ne. Kishin më shumë dëshirë për të fituar. Por, këtë sezon ne duhet të tregojmë se jemi gati për t’i kthyer reston dhe për të vërtetuar se e meritojmë vendin ku jemi.

Do të jetë e vështirë sepse Newcastle po kalon një moment shumë të mirë. Por, duhet të luajmë me besim, të bëjmë lojën dhe me shpresën se do të kthehemi në Londër me tre pikët e plota”, u shpreh Xhaka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit