Home KRYESORE Ylli Manjani:...

Ylli Manjani: O komisioni i Rithemelimit, doni të riorganizoheni por koha nuk pret…

1251
0

Nga Ylli Manjani

O Komisioni i Rithemelimit!

E di që është kohë e papërshtatshme, por qeveria ka vendosur çmime, bash si në kohën e Adil Çarçanit. Çmimi i naftës 250 lekë sot, me vendim qeverie!
Ushqimet nuk preken me dorë. Fierza dhe kaskada e tharë e Drinit, me vendim qeverie gjithashtu, na ftojnë drejt një krize edhe më të madhe.

Borxhi publik në drejtim të paditur. Pasuria publike e mbetur po u jepet miqve të pushtetit. Demokracia ka kohë që ka rrëshqitur drejt honeve të qoftëlargut monizëm. Shteti e drejtësia janë një me pushtetin. Europën po na e largojnë edhe nga dylbitë…

Nëse keni ndonjë derman për këto gjëra e të tjera, po ju presim. E dimë që doni të riorganizoheni, por koha nuk pret. Veç, pash zotin, boll na servirët lajme me AliBashën, AliBardhin e AliBeun!

Ikën ata! Janë thjesht shembull për lektorët politikë që tu mësojnë të rinjve se si nuk duhet bërë politika.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit