Home Aktualitet Yuri Kim ftoi...

Yuri Kim ftoi Metën, Bashën dhe ministrat e Jashtëm në një darkë të veçantë (VIDEO)

2336
0

Festimet për 100-vjetorin e krijimit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bëri bashkë në një darkë “të veçantë” të gjithë politikanët të cilët kanë shërbyer si ministra të Jashtëm të vendit tonë që prej vitit 1991.

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim priti në “Shtëpinë Ryerson”, Presidentin Ilir Meta, ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha, Arta Daden, Paskal Milon, Ylli Panaritin, Ditmir Bushatin, Kastriot Islamin, Aldo Bumçin, Edmond Haxhinaston, Tritan Shehun se edhe ministren e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

Në një njoftim të ambasadës thuhet se ambasadorja Kim shprehu vlerësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për kontributet e dhëna nga secili prej Ministrave në zhvillimet dhe arritjet historike të Shqipërisë, përfshirë përparimin e tranzicionit nga komunizmi në demokraci, rrugëtimin e Shqipërisë në NATO dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, kryesimin e OSBE-së dhe sigurimin e një vendi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ajo falënderoi Ministrat për rolin e tyre në forcimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke kujtuar se të gjithë ata diplomatë amerikanë dhe shqiptarë kanë fatin që të mund të ndërtojnë mbi punën e paraardhësve dhe detyrimin për të hedhur bazat për pasardhësit e tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit