Home Aktualitet Yuri Kim kujt...

Yuri Kim kujton punën me Colin Powell: Përpiqej të gjente këshillën më të mirë për Presidentin

104
0

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka kujtuar Colin Powell, ish-sekretarin e parë afrikano-amerikan i cili humbi jetën nga Covid-19. Përmes një postimi në Twitter, Kim publikoi fotografi nga puna me të dhe e cilëson si një person që ia ka dedikuar jetën shërbimit për vendin dhe përpiqej të gjente këshillën më të mirë për Presidentin.

Mesazhi i plotë i ambasadores amerikane Yuri Kim:

Colin Powell ishte mishërim i një amerikani të madh, një burri që ia dedikoi jetën e tij shërbimit për vendin tonë dhe inkurajoi të tjerët të bënin të njëjtën gjë.

Sidoqoftë sfida, dhe pse kishte shumë, ai u përpoq që t’i jepte Presidentit këshillën e tij më të mirë dhe të drejtonte kombin drejt një zgjidhjeje.

Unë kisha privilegjin të punoja me të në sekretariatin e tij dhe pashë se si dha gjithçka kishte.

Sado i zënë që ishte, e gjente gjithmonë kohën që t’i jepte motivim atyre që kishte përreth dhe të na kujtonte se shërbimi publik është nder i madh dhe përgjegjshmëri. Të prehet në paqe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit