Home KRYESORE Yuri Kim: Pop...

Yuri Kim: Populli amerikan është në krahun tuaj, respekt për ushtarakët dhe zjarrfikësit

14
0

Edhe pse është me pushime, Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim këtë të martë zhvilloi një takim në Pashaliman me ekspertët e USAID, të cilët po japin kontributin e tyre në betejën më flakët. Kim thotë se SHBA-ja është në krah të Shqipërisë në këtë periudhë. Po ashtu ambasadorja Kim ka shprehur edhe një herë mbështetjen amerikane për Shqipërinë në këtë sfidë, teksa ka vlerësuar punën e ushtrisë dhe zjarrfikësve.

“Mendimet tona shkojnë për të gjithë shqiptarët gjatë kësaj kohe të vështirë, veçanërisht me ata jetët e të cilëve janë prekur nga shkatërrimi… Unë sot jam në rajonin e Vlorës për të takuar ekipin tonë amerikan të ekspertëve nga Byroja për Ndihmë Humanitare e USAID, të cilët erdhën në Shqipëri për të ndihmuar me përpjekjet e koordinimit dhe përgjigjes. Unë jam mirënjohëse për përgjigjen e tyre të shpejtë ndaj thirrjes për ndihmë. Ata tashmë kanë filluar të trajtojnë sfidat, duke punuar së bashku me partnerët tanë shqiptarë”. 

Në një postim në facebook, Ambasada Amerikane thekson se Yuri Kim gjatë vizitës së saj në bazën ushtarake të Pashalimanit, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Bajram Begaj, dhe Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako. Ambasadorja Kim u takua edhe me ekspertë nga Shërbimi Pyjor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sjellë në Shqipëri nëpërmjet USAID për të vlerësuar situatën e zjarreve dhe për të këshilluar palën shqiptare mbi përgjigjen e duhur.

Deklaratë e plotë e ambasadores së SHBA-së Yuri Kim 

Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dua të shpreh trishtimin tim të thellë për dëmin e shkaktuar nga zjarret në Shqipëri. Mendimet tona shkojnë për të gjithë shqiptarët gjatë kësaj kohe të vështirë, veçanërisht me ata jetët e të cilëve janë prekur nga shkatërrimi.

Ne i jemi mirënjohës personelit ushtarak dhe zjarrfikësve për aktet e tyre heroike për të luftuar zjarret dhe ndihmuar në parandalimin e humbjeve të mëtejshme të jetëve dhe pronës. Gjithashtu do të doja të falënderoja Ministrin e Mbrojtjes Peleshi, Shefin e Shtabit Begaj dhe Drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Çako për përpjekjet e tyre në udhëheqjen e përgjigjes ndaj këtyre zjarreve.

Unë sot jam në rajonin e Vlorës për të takuar ekipin tonë amerikan të ekspertëve nga Byroja për Ndihmë Humanitare e USAID, të cilët erdhën në Shqipëri për të ndihmuar me përpjekjet e koordinimit dhe përgjigjes. Unë jam mirënjohëse për përgjigjen e tyre të shpejtë ndaj thirrjes për ndihmë. Ata tashmë kanë filluar të trajtojnë sfidat, duke punuar së bashku me partnerët tanë shqiptarë. Këto përpjekje të përbashkëta dhe bashkëpunimi midis vendeve tona është ajo çka aleatët bëjnë për njëri -tjetrin në kohë nevoje. Këto janë çastet kur miqtë dhe aleatët qëndrojnë së bashku për të përballuar këto sfida të vështira.

Unë jam gjithashtu shumë e kënaqur që planifikimi i mëparshëm i emergjencës midis vendeve tona po ndihmon me këto përpjekje, veçanërisht dhurimet e pajisjeve të zjarrfikësve nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 2019. Pajisjet e zjarrfikësve, të tilla si kovat “Bambi” të përdorura nga helikopterët, tani po përdoren për të shpëtuar jetë. Më lejoni ta them sërish, populli amerikan është në krahun tuaj – dhe do të jetë gjithmonë në krahun tuaj – gjatë kohëve të vështira. Faleminderit!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit