Home Aktualitet Yuri Kim rikt...

Yuri Kim rikthehet në Shqipëri, deputetja Açka ”zbardh” mesazhin

468
0

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim rikthehet në Shqipëri. Këtë herë ajo vjen si zv/ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë në DASH. Kim u largua nga Shqipëria në qershor të 2023 nuk kishte vetëm një mesazh, por disa në fjalimin e saj të lamtumirës.

Zgjodhi të veçonte lidhjen shpirtërore me vendin tonë në këtë mision të suksesshëm të këtyre 3 viteve e gjysmë ku shprehu mirënjohje për traditën e historinë. Theksoi dhe se do duhet të ketë ende reforma strikte për çrrënjosjen e korrupsionit dhe lehtësimin e procedurave për të drejtën e pronës.

Nënkryetarja e PD-së së vulës, Flutura Açka nënkupton se Yuri Kim gjatë kohës së të cilës u shpall ”non-grata” Sali Berisha nga SHBA, është rikthyer që të pastrojë Shqipërinë.

”She is back! And we know why. U kthye Miss Kim, dhe ne PSE-në e dimë! Shqipëria për 33 vjet u kthye në vendin me kastën politike më të korruptuar në planet, që deformoi demokracinë shqiptare. Vetëm nuk mundëm, u kthyem në klub i vogël shokësh, por me miq mund ta pastrojmë Shqipërinë. Të mos jemi më stallë Egjeu në brigjet e civilizimit”,– shkruan Açka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit