Home Bota Zbulimi i for...

Zbulimi i fortë, Kina zbërtheu strukturën e Covid-19 para se t’i tregonte të vërtetën botës

187
0

Në Kinë studiuesit zbërthyen strukturën e virusit Covid-19 në fund të dhjetorit 2019, të paktën dy javë përpara se Pekini t’i zbulonte botës detajet për virusin vdekjeprurës. Kjo u zbulua nga ”Wall Street Journal”, pas shqyrtimit të dokumenteve që Departamenti Amerikan i Shëndetësisë mori nga një komision i Dhomës së Përfaqësuesve.

Një studiues kinez në Pekin ngarkoi një sekuencë pothuajse të plotë të strukturës së Covid në një bazë të dhënash të menaxhuar nga qeveria amerikane më 28 dhjetor 2019, ndërsa Kina ndau sekuencën e virusit me Organizatën Botërore të Shëndetësisë vetëm më 11 janar 2020.

Kur studiuesja Lili Ren, nga Instituti i Biologjisë së Patogjenit në Pekin, kishte hartuar strukturën e virusit, zyrtarët kinezë ende po e përshkruanin publikisht shpërthimin në Wuhan si një pneumoni virale “me një shkak të panjohur” dhe nuk e kishin mbyllur ende tregun me shumicë të kafshëve të gjalla, që ishte vatra e parë e shpërthimit të Covid-19.

Në fund të vitit 2019, shkencëtarët dhe qeveritë në mbarë botën po bënin gara për të kuptuar sëmundjen misterioze që ata përfundimisht do ta quanin COVID-19, i cili do të vriste miliona njerëz.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit