Home Sporti Zbulohen dy r...

Zbulohen dy risitë e Rejës për dy miqësoret e këtij muaji, ja emrat

253
0

Dy emra të rinj do të jenë për dy ndeshjet miqësore të kombëtares sonë në muajin mars. Lojtarët e rinj te grumbulluar nga Reja do të jenë Elhan Kastrati dhe Kristjan Asllani sipas televizionit Ora News. Të dy lojtarët aktivizohen në kampionatin italian të futbollit.

Kastrati mbron portën e Cittadellës, ndërkohë Asllani luan në Serinë A te Empoli dhe konsiderohet si një nga zbulimet e këtij sezoni. Mesfushori pritet të bëjë debutimin e menjëhershëm që në duelin ndaj Spanjës.

Kuqezinjtë do të luajnë në Spanjë dhe konkretisht në Barcelone më 26 mars  dhe pas 3 ditësh do të ketë edhe një test kundër Gjeorgjisë.  Ndeshja është përcaktuar të luhet në Shqipëri, teksa mbetet ende për t’u vendosur stadiumi ku dy skuadrat do të zbresin në fushë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit