Home Aktualitet Zbulohet një ...

Zbulohet një tjetër simptomë e Omicron! Nëse shihni këto shenja në lëkurë, keni nevojë për trajtim urgjent

373
0

Omicron është varianti shqetësues i Covid-19 dhe së fundmi është zbuluar se disa shenja që mund të shfaqen në lëkurë, buzë apo thonj tregojnë se keni nevojë për trajtim urgjent.

Sipas ekspertëve të CDC, një nga simptomat mund të jetë një nuancë e zbehtë, gri ose blu në lëkurë, buzë ose të thonjtë tuaj, shkruan The Sun. Megjithëse Omicron përhapet shumë më shpejt, është më i lehtë në krahasim me variantet e tjera, sipas një raporti zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar.

Rreziku i shtrimit në spital është 50 deri në 70% më i ulët në krahasim me Delta. Dozat përforcuese të Covid-it konsiderohen si një mundësi për t’i dhënë fund pandemisë.

Shenja të tjera të pazakonta të Omicron përfshijnë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, djersitje gjatë natës, dhimbje të muskujve dhe rrufë. Ndërkohë, simptomat e varianteve të tjera janë temperaturë e lartë, kollë e re e vazhdueshme dhe humbje e shijes ose nuhatjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit