Home Aktualitet Zëdhënësi i M...

Zëdhënësi i Merkel: Dua të vizitoj Shqipërinë, diçka më tërheq atje

287
0

Steffen Seibert në një intervistë për ”Süddeutsche Zeitung”, i pyetur se cilat janë planet e tij për javët dhe muajt e ardhshëm u përgjigj: “Planet e mia janë të vagullta, por edhe ato ndryshojnë vazhdimisht. Me siguri do të bëj një udhëtim me gruan time.

”Në pranverë dua të shkoj në Ballkan, gjithsesi në Shqipëri. Kam një adhurim të madh për shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, në gjurmët e të cilit dua të shtegtoj. Diçka më tërheq atje, nuk mund ta them çka, por jo gjithçka duhet të jetë e shpjegueshme. Tashmë kam shikuar në Airbnb”,-tha zëdhënësi i Angela Merkel.

Po ashtu Seibert ka qenë moderator i njohur i lajmeve në televizionin gjerman ZDF, para së të bëhej zëdhënës i Merkelit, tani ai është njeri i lirë, pa obligime dhe plane të mëdha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit