Home Aktualitet Zelenski në O...

Zelenski në OKB: Pushtuesi të kthehet në tokën e vet

2
0

Të keqes nuk i duhet besuar! Nga podiumi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB, ku u ngjit për herë të parë që prej shpërthimit të luftës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenky i bëri thirrje botës të bashkohet për t’i dhënë fund agresionit rus kundër vendit të tij.

Në fjalimin e pasionuar në Nju Jork, Zelensky tha se Moska bërthamore duhet të ndalet në përpjekjen për ta çuar botën drejt një lufte të fundit. Ai e akuzoi Rusinë se po përdor gjithçka si armë, nga ushqimi tek energjia dhe theksoi se nuk duhet lejuar të posedojë armë bërthamore.

“Ndërsa Rusia po e shtyn botën drejt luftës përfundimtare, Ukraina po bën gjithçka për të siguruar që pas agresionit rus, askush në botë të mos guxojë të sulmojë një tjetër vend. Përdorimi i ushqimit apo energjisë si armë duhet të ndalet, krimet e luftës duhet të ndëshkohen dhe pushtuesi duhet të kthehet në tokën e tij”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas, paralajmëroi kundër marrëveshjeve të dyshimta për t’i dhënë fund konfliktit më të madh në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Lufta në Ukrainë dominoi fjalimet në ditën e parë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB me një sërë liderësh të tjerë që dënuan Rusinë.

Kancelari gjerman pohoi se Moska ishte përgjegjëse për luftën, e cila siç tha, po reflektonte pasoja të rënda tek ekonomia globale.

“Paqja pa liri quhet shtypje. Paqja pa drejtësi quhet diktaturë. Moska duhet ta kuptojë këtë. Ajo është përgjegjëse për këtë luftë, e cila po shkakton vuajtje të pamasë, jo vetëm në Ukrainë, por edhe në botë për shkak të inflacionit, borxheve e varfërisë në rritje”, u shpreh kancelari.

Më herët presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi pasoja të rënda nëse agresioni rus nuk do të ndalej, ndërsa presidenti iranian Ebrahim Raisi, vendi i të cilit ka siguruar dronë për rusinë, akuzoi Uashingtonin për përshkallëzim të luftës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit