Home Aktualitet Zemra vret më...

Zemra vret më shumë sesa Covid-19 në Shqipëri

137
0

Mesatarisht 3 persona në ditë humbën jetën prej virusit në Shqipëri në vitin 2020, por sëmundjet e zemrës çdo ditë i morën jetën mesatarisht 40 personave.

Kadri Male prej 10 vitesh vuan nga sëmundje kronike të zemrës. Ndryshe nga periudha para pandemisë, tashmë ai kryen konsulta tek mjeku çdo 2 muaj. “Tani me këtë kohën e virusit, shkoj te mjeku pothuajse çdo dy muaj. Më përpara bëja kontrolle çdo tre- katër muaj”, thotë ai.

Mjekja Daniela Teferici thotë se kujdesi i këtyre pacientëve duhet të jetë i lartë, pasi Covid-19 dëmton muskulin e zemrës.

“Këto mund të jenë pas një muaji, dy muaj nga kalimi i infeksionit viral. Një ngushtim i enëve të gjakut që ka qenë aty në heshtje, virusi ka çuar në çarje të kësaj pllake dhe për pasojë infarktin akut të miokardit”, shpjegon mjekja.

Për të mungesa e kontrolleve ka shtuar rastet fatale. Krahasuar me vitin 2019, në vitin 2020 vdekshmëria prej sëmundjeve kardiovaskulare është rritur me 23%.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit