Home POLITIKE Zgjedhjet e 1...

Zgjedhjet e 14 Majit, Alibeaj: Tre bashkitë ku fitojmë dhe ruajmë ekzistencën e PD-së

660
0

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj po bën shumë përpjekje për të mos rritur pritshmëritë për rezultatin në 14 Maj. Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë” ai i shmangu shifrat, por tha se për shkak të agresionit jashtëm dhe të brendshëm synimet politiko-elektorale të PD janë të ridimensionuar. “Synimi aktual është të ruajmë ekzistencën e partisë, pasi duhet ta pranojmë që ka ndodhur një plagosje e strukturave tona”, theksoi Alibeaj, i cili synon të gjejë elektoral mes njerëzve që nuk shkojnë fare të votojnë.

Ai nuk pranoi të flasë me shifra se çfarë do të thotë të ruajë ekzistencën e PD, Enkelejd Alibeaj ka një parashikim se ku pret të fitojnë kandidatët e PD zyrtare nga 14 bashki ku kanë kandiduar. “Po, presim të fitojmë në Finiq, Mallakastër, Dimal”. Kreu i komanduar i PD, nuk e përfshiu Tiranën në hartën e fitores, por tha se Roland Bejko është kandidati i vetëm që përfaqëson të djathtën reale. “Në çdo rast do të jetë sukses”,-u shpreh ai.

Enkelejd Alibeaj është një nga politikanët më të ashpër kundër Berishës, duke e kthyer anti-berishizmin në një kartë të rëndësishme elektorale. Ai u shpreh se Berisha nuk synon fitoren në këto zgjedhje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit