Home Aktualitet Zgjedhjet e 1...

Zgjedhjet e 14 Majit, dy kushërinj përballë njëri-tjetrit. Xhelili: Parimi im, të mbaj larg familjen

250
0

Një garë interesante është ajo në bashkinëe Libohovës, për për zgjedhjet lokale të 14 Majit, përballë njëri-tjetrit janë dy kushërinj. Adi Xhelili nga grupi i Berishës dhe Leonard Hide nga PS-ja. Xhelili pas publikimit të këtij fakti ka bërë një reagim, ku thotë se ka si qëllim që të rikthejmë pushtetin vendor në dobi të njerëzve dhe jo në dobi të etjes për pushtet.

”Parimi im ka qenë, të mbaj larg politikën dhe qëndrimet personale ndaj njerëzve të mi dhe kësaj ia kam dalë me këmbëngulje dhe mirëkuptim. Sot jam para një fakti që kundërshtari im, është kushëriri im.

Motivi im: Të rikthejmë pushtetin vendor në dobi të njerëzve dhe jo në dobi të etjes për pushtet! Asnjëherë nuk e kam menduar dhe besuar se mund të meritoj diçka në mënyrë të padrejtë, në kurriz të dikujt tjetër apo i ndikuar nga dikush tjetër.

Familja, besimi, vendlindja për mua janë të shenjta, mbi to nuk ka të tjerë. Kurani dhe Bibla e mëson njeriun të jetë i duruar, të luftojë të keqen, të nderojë parardhësit e të mos reshtë për fëmijët”,-shkruan ai ndër të tjera.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit