Home Aktualitet Zgjedhjet e 1...

Zgjedhjet e 14 majit, Komisioneri vendos sanksione administrative

23
0

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shpërndau sot kompensimin financiar paszgjedhor për ato subjekte zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023, të cilat kanë marrë jo më pak se 1 % të votave të vlefshme në shkallë vendi. Partitë politike të cilat përfitojnë kompensimi financiar janë:

“Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë” (PAA) 3.544.462 lekë
“Partia Lëvizja e Legalitetit” (PLL) 1.905.771 lekë
“Aleanca Liberale e Djathtë” (ALD) 1.356.644 lekë

Në seancën e sotme publike Komisioneri shqyrtoi administrativisht denoncime të bëra lidhur me zgjedhjet vendore të datës 14 Maj 2023. Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi moskonstatimin e shkeljes dhe pushimin e hetimit administrativ për: “Për shqyrtimin administrativ të denoncimit nr. 374 ID, të Ivi Kasos ndaj Kandidatit për Kryetar të Bashkisë Librazhd, Zyrës Vendore Arsimore Librazhd, Drejtorit të shkollës 9-vjeçare Spathar, Librazhd, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

“Për shqyrtimin administrativ të denoncimit nr. 390 ID, të Edmond Spahos, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë ndaj Kryetarit të Bashkisë Maliq, dhe disa prej punonjësve të administratës së Bashkisë Maliq, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”. “Për shqyrtimin administrativ të denoncimit nr. 02 ID, të Albana Vokshit, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë ndaj Drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve Kukës, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës të datës 24 Shtator 2023”. “Për shqyrtimin administrativ të denoncimit nr. 03 ID, të Albana Vokshit, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë ndaj disa funksionarëve publikë shtetërorë, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës të datës 24 Shtator 2023”.

Në përfundim të shqyrtimit të denoncimit, nr. 417 ID, nr. 413 ID dhe nr. 402 ID, Komisioneri vendosi sanksione administrative në masën 3000 (tre mijë) lekë, ndaj Kryetarit të Bashkisë Maliq, gjobë në masën 3000 (tre mijë) lekë ndaj kandidatit për Kryetarin e Bashkisë Malësi e Madhe, gjobë në masën 3000 (tre mijë) lekë ndaj Drejtorit të Shkollës 9-vjeçare “Fran Murrizi” Malësi e Madhe dhe gjobë në masën 3000 (tre mijë) lekë ndaj përsonit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në Bashkinë Kamëz.

Shqyrtimi administrativ do të vijojë për denoncimin nr. 409 ID, të Organizatës “Drejtësia Sociale” ndaj personit përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike në Ministrinë e Kulturës, Bashkinë Tiranë, Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Eksperimental, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023” dhe denoncimin nr. 01 ID, të Organizatës “Qendresa Qytetare” ndaj Kandidatit për Kryetar të Bashkisë Kukës dhe subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës të datës 24 Shtator 2023”.

Shpallja e vendimmarrjes për denoncimin nr. 412 ID, të Organizatës “Qendresa Qytetare” ndaj Kandidatit për Kryetar të Bashkisë Has, Zyrës Vendore Arsimore Has, Drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Sali Hajdari”, Has, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”, do të behët në seancën e ardhshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit