Home Aktualitet Zgjedhjet e 2...

Zgjedhjet e 2025, Alibeaj: Lista e kandidatëve gati brenda majit

70
0

PD e Lulzim Bashës do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 2025 dhe sekretari i Përgjithshëm Enkelejd Alibeaj thotë se lista e kandidatëve do të jetë gati brenda muajit maj.

“Ka pasur një vonesë për shkak të votimit të procesit të zgjedhjes së kryetarëve dhe kryesisë. Ne e kishim menduar që ky proces të përfundonte në fund të marsit. Sot që flasim janë dikur te 10 degë të vogla dhe ky ishte shkaku i parë. Procesi i identifikimit të kandidaturave nuk bëhet për një ditë.

Ai është proces dhe ka startuar para 31 marsit duke përcaktuar se cilat do jenë pishinat ku do identifikohen kandidaturat për deputetë. Deri në fund të këtij muaji do jetë e përfunduar kjo listë. Në maj do kalohet në lancim të programit. Binomi kandidat dhe program do jetë e përfunduar brenda majit”, shtoi ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit