Home Aktualitet Zgjedhjet lok...

Zgjedhjet lokale, Genc Pollo: Personat e interesuar të aplikojnë. Më 30 janar do të mbahen primaret

160
0

Anëtari i Komisionit të Rithemelit, ish-deputeti demokrat Genc Pollo thotë se janë gati për zgjedhjet e pjesshme lokale për 6 bashki të vendit. Për të në këto zgjedhje PD do të sjellë kandidatë të zgjedhur paraprakisht në primare. Ai deklaroi se të gjithë personat e interesuar duhet të aplikojnë brenda 24 janarit dhe më 30 janar do të mbahen primaret.

”Në përputhje ca u vendos në Kuvendin e 11 dhjetorit, do të aplikohen për herë të parë primaret në mënyrë që kandidaturat të mos jenë objekt kulisash. Do të tentojmë të bëjmë një front opozitar të plotë të gjithë partive që nuk orbitojnë rreth partisë së Ramës. Shpresoj në ditët e ardhme të kemi njoftime.

PD-ja do të zhvillojë primaret më 30 janar dhe kandidaturat duhet të regjistrojnë emrin e tyre pranë degëve deri në 24 janar. Kandidimi do të jetë vullnetar, por dhe organizatat që propozojnë një individ me pëlqimin e tij.

Ai që merr më shumë vota do të jetë kandidati i opozitës për zgjedhjet e marsit. Në terren ne jemi në këtë periudhë riorganizimi sepse po shkojmë drejt kuvendit të 22 marsit, por në fokus të veçantë do të jenë dhe këto 6 bashki”,-tha në ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit