Home Aktualitet Zgjedhjet lok...

Zgjedhjet lokale, Pampuri: Kandidat i përbashkët nga të gjitha grupimet e PD, por që të ketë…

542
0

Si do të jetë Partia Demokratike në zgjedhje lokale të 2023? Deputetja Oriola Pampuri thotë se partia duhet të shkojë me një kandidat të përbashkët, mirëpo në ndryshim nga pjesa tjetër, ajo ka artikuluar se çdo emër i dalë duhet të ketë mbështetjen e SHBA-BE.

Në një intervistë për ”Report Tv”, Pampuri pohon se kur thotë “kandidat të përbashkët”, e ka fjalën për një propozim që vijnë nga të gjitha grupimet e PD-së së përçarë, por me një kriter, mbështetjen e aleatëve.

“Kandidat i përbashkët që të përfaqësoj të gjitha grupimet e PD dhe të jetë brenda standardeve të kërkuara nga aleati i SHBA, dhe BE, të ketë mbështetjen e bazës dhe të jetë në linjën e standardeve të SHBA dhe BE”.

Teksa thekson se deri më tani nuk ka negociata mes palëve, nuk ka lënë pa komentuar edhe aleancën me Partinë e Lirisë. Për Pampurin, primare duhet të jenë demokratët dhe më pas aleanca me partitë e tjera.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit