Home POLITIKE Zgjedhjet në ...

Zgjedhjet në Kukës, PS dhe opozita zgjedhin kandidatët

34
0

Prej momentit kur Safet Gjici u arrestua, për Partinë Socialiste panorama drejt përsëritjes së zgjedhjeve ishte e qartë. Në të tilla kushte, PS ka zhvilluar sondazhe të brendshme për të matur popullaritetin e kandidatëve të mundshëm. Kandidatura më bindëse është ajo e ekonomistit Albert Halilaj i cili prej 19 Korrikut të këtij viti mban postin e prefektit në Qarkun Kukës.

Albert Halilaj më parë ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kontrollit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë. Megjithatë do të jetë një Kryesia Socialiste ajo e cila do të vendos për kandidaturën finale në këtë garë. PD-ja e Luzim Bashës dhe ajo e Sali Berishës po shikojnë mundësinë e daljes me një kandidat i cili gëzon mbështetjen e të dy këtyre grupimeve në PD. Sinjalin e parë për mundësinë e një kandidati konsensual për të maksimalizuar votat e mbështetësve të djathtë, e dha deputeti demokrat i Kukësit, Isuf Celaj i rreshtuar në grupin e deputetëve të foltores.

“Jemi të bindur se vetëm të bashkuar do të jetë e mundur që e keqja të ndalet dhe kuksianët të arrijnë të ndëshkojnë me votë me 24 shtator 2023 përfaqësuesit e rilindjes në zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë!”.

Ai përmend edhe dakortësinë e kolegut të tij deputet Flamur Hoxha nga kampi PD-s zyrtare. Brenda dy PD-ve nuk mungojnë emrat si kandidatë potencial për garën e nga ku më i komentuari është Arif Rexhmata, kryetari degës së PD në Kukës, për PD-në e Sali Berishës.

Nga selia e Partisë së Lirisë për përsëritjen e zgjedhjeve në Kukës, Ilir Meta u vendos përsëri në krah në Sali Berishës. Për këto zgjedhje të pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kukës, forcat politike kanë afat deri me datë 1 shtator për tu regjistruar në KQZ si subjekte zgjedhore. Ndërsa kandidatët jo më vonë se data 8 shtator. /Top Channel/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit