Home Aktualitet Zgjedhjet në ...

Zgjedhjet në PD, Berisha ka një thirrje zemre: Të mos presim asnjë orë

17
0

Në ditën e zgjedhjeve për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një video në rrjetin social “Facebook” , ndërsa shprehet se qytetarëve shqiptarë duhet t’i rikthehet besimi një orë e parë.

Shqipëria e bukura e dheut nuk meriton të largohemi”, thotë Berisha, duke shtuar se në këtë vend duhet të punohet me guxim të madh.

“Të mos presim asnjë orë. Por të shohim se çfarë po bëjmë vetë për të organizuar shqiptarët, inkurajuar për ti mbledhur dhe për t’iu kthyer shpresën, besimin, se Shqipëria e bukura e dheut nuk meriton të largohemi, por meriton të punojmë me guxim të madh”, shprehet Berisha në videon e publikuar.

Kujtojmë se Berisha votoi këtë të dielë në seli blu për kryetarin e ri të PD-së. Ai u pyet nga nëse i qëndron deklaratës për rikthimin në krye të PD, për të cilën tha se “është konsistent në deklaratat e tij.

Ndërkohë qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 dhe procesi do të përfundojë në orën 19:00. Ndërkohë në të gjithë vendin janë 76 qendra votimi dhe 75 mijë votues.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit