Home Aktualitet Zjarr tokës s...

Zjarr tokës së vet, por flakët dogjën pjesërisht 3 banesa në Livinë. Arrestohet 36-vjeçari

20
0

Policia e Shtetit njofton se është kapur dhe vënë në pranga 36-vjeçari me iniciale M.B., i cili i ka vënë zjarrin tokës së tij në Livinë të Finiqit, flakët e së cilit janë përhapur dhe kanë djegur pjesërisht 3 banesa pranë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:00 dhe autori pasi ka parë se zjarri po dilte jashtë kontrollit, është larguar nga vendngjarja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit