Home Aktualitet Zjarri në spi...

Zjarri në spitalin e Shkodrës, ministrja Koçiu viziton nga afër situatën: Po hetohen shkaqet

48
0

Një ditë pas zjarrit në spitalin rajonal në Shkodër, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu e ka vizituar nga afër situatën, duke theksuar se ndërsa po hetohen shkaqet, situata është kthyer në normalitet.

“Në Spitalin Rajonal të Shkodrës bashkë me Kryetarin e Bashkisë Benet Beci pamë nga afër ambientin ku mbrëme u përfshi nga zjarri një nga dhomat e mjekëve në pavionin e kirurgjisë, i cili u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet po hetohen. Tashmë çdo gjë është kthyer në normalitet dhe pacientët e qytetarët marrin të gjitha shërbimet e nevojshme. Faleminderit personelit mjekësor dhe forcave zjarrëfikëse për reagimin në kohë që kjo situatë të kalonte pa probleme për pacientet e stafin mjekësor”, shkruan ministrja.

Një natë më parë reparti i kirurgjisë u përfshi nga flakët, ndërkohë që ekspertiza ende nuk ka dalë në një raport përfundimtar por dyshohet se zjarri ka ardhur nga një karikues celulari duke bërë që zjarri të përhapet në të gjithë dhomën e mjekut roje i cili në momentin e zjarrit ka qënë në operacion.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit