Home Aktualitet Zjarri pranë ...

Zjarri pranë banesave në Pishë Poro, ministri: Një nga vatrat më problematike dhe më kaotike

49
0

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zjarrin në masivin pyjor të Pishë Poro- Darëzezë, e ka cilësuar si një ndër vatrat më problematike dhe më kaotike të zjarrit me të cilat jemi përballur deri më sot.

Ndërhyrja nga ajri e dy avionëve Canadar, të nisur nga shteti fqinj grek ka ndihmuar për vënien nën kontroll të vatrave më problematike të zjarrit teksa ka theksuar se operacioni i ndërhyrjes nga ajri do të vijojë deri në neutralizimin e plotë të tyre. Ministri Peleshi ka pohuar gjithashtu se krahas operacionit nga ajri do të vijojë edhe operimi në terren i të gjitha forcave operacionale.

“Ne do të jemi këtu dhe do të mbështesim me forca, mjete, dhe logjistikë deri në eleminimin e plotë të zjarrit i cili ka përshkuar një sipërfaqe të madhe në këtë masiv pyjor”, tha ai.

Pyetjes a duhej ndërhyrë më parë nga ajri, Peleshi iu përgjigj se “ne kemi qenë dhe do të jemi këtu. Çdo ndërhyrje ka rëndësinë e vet si nga ajri ashtu edhe nga toka, por specifika qe paraqet ky zjarr e ka të domosdoshme veçanërisht ndërhyrjen nga toka, gjë të cilën kemi bërë që ditën e parë të zjarrit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit