Home Aktualitet Zogaj: SHBA e...

Zogaj: SHBA e BE kërkojnë dialog për ngërçin në Parlament, qeveria të hedhë hapin e parë

97
0

Analisti Preç Zogaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe kaosin e krijuar në Kuvend. Në lidhje me deklaratën e Ramës, i cili tha se ”nuk negocioj me non gratat”, Zogaj theksoi se nuk bëhet fjalë për negociatë as me non grata, as me jo non grata, por për gjetjen e një zgjidhjeje.  Zogaj u ndal ndërkohë te qëndrimet e ndërkombëtarëve, si SHBA, BE dhe Britania, ku tha se nuk sheh ndonjë reflektim nga kryeministri Edi Rama.

“Në deklaratat e sotme të Ramës nuk shihet të ketë ndonjë reflektim në lidhje me qëndrimet që kanë mbajtur SHBA, BE dhe Britania e Madhe për ngërçin parlamentar, ku kërkojnë dialog dhe kthim në normalitet.

I takon qeverisë të hedhë hapin e parë. Ti hapë rrugë kërkesës së pare të opozitës, pastaj se dytës, e kështu me radhë. Sepse nuk mund të jenë të gjitha kërkesat me bisht, me shkelje.

Komisioni për konçensionet në shëndetësi, për shembull, duket ashiqare se nuk ka shkelje të Kushtetutës. Edhe SPAK është shprehur se nuk ka asnjë probleme me paralelizmin në hetim, pasi janë hetime të ndryshme. Konteksti politik i brendshëm dhe ai ndërkombëtar diktojnë fleksibilitet, shmangie të tensioneve të kërkuara. Qeveria duket të jetë më e interesuara për këtë”,-tha Zogaj në ”News 24”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit