Home Bota Zv/presidentj...

Zv/presidentja Harris: Koreja e Veriut do të bënte një gabim të madh nëse i ofron armë Rusisë

31
0

”Do të ishte një “gabim i madh” për Korenë e Veriut nëser do t’i dërgonte mbështetje ushtarake Rusisë për ta përdorur në luftën e saj në Ukrainë”,-thotë zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.

Harris e cila ndodhet në Xhakartë të Indonezisë, për një samit të ASEAN, i tha CBS News se do të ishte një shenjë dëshpërimi për Rusinë që të kërkonte ndihmë nga Koreja e Veriut e izoluar dhe kjo do të izolonte më tej të dy vendet.

“Unë mendoj se do të ishte një gabim i madh. Ideja se ata do të furnizonin municione për këtë qëllim do të ishte një gabim i madh. Unë gjithashtu besoj shumë se si për Rusinë ashtu edhe për Korenë e Veriut, kjo do t’i izolojë më tej.”

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar ditët e fundit se negociatat për armët midis Rusisë dhe Koresë së Veriut po përparojnë në mënyrë aktive, ndërsa një raport thotë se Kim Jong Un i Koresë së Veriut planifikon të udhëtojë në Rusi këtë muaj për të takuar Vladimir Putinin dhe për të diskutuar furnizimin e Moskës me armë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit