Home Sporti ZYRTARE/ Eneo...

ZYRTARE/ Eneo Bitri transferohet në Poloni te skuadra e Cracovias

40
0

Eneo Bitri u aktivizua vetëm 867 minuta (1 gol) me skuadrën e Valerengës gjatë aventurës nordike. Këtë të martë Bitri u zyrtarizua te skuadra e re, në elitën e futbollit polak.

Drejtuesit e Valerengës arritën marrëveshjen me homologët e Cracovias për transferimin e shtatlartin shqiptar në Ekstraklasa. Cracovia ka pranuar të paguajë 75 mijë euro në momentin e hedhjes së firmës, ndërsa në fundin e sezonit do të duhet të shtojë edhe 350 mijë të tjera.

Bitri u bashkohet në këtë mënyrë shqiptarëve të tjerë që luajnë në Poloni: Ernest Muçit dhe Jurgen Çelhakës (Legia) dhe Julian Shehut (Ëidzeë Lodz).

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit