Home Aktualitet 100 mijë euro...

100 mijë euro duke vjedhur profile në Facebook të kosovarëve, kapet i riu nga Tirana

210
0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 28-vjeçar, pasi vidhte llogari të shtetasve kosovarë në rrjetin social Facebook dhe i përdorte për të përfituar shuma parash nga familjarët dhe të afërmit e tyre. Për të kryer këtë veprimtari të paligjshme të përfitimit të parave nëpërmjet mashtrimit, Liridon Peka bashkëpunonte edhe me persona të tjerë.

Ata fillimisht merrnit profilet personale të personave të ndryshëm nga Kosova dhe më pas komunikonin me familjarët dhe të afërmit, iu kërkonin shuma të ndryshme parash, me pretendimin se ishte në spital ose për arsye të tjera.

Pasi merrnin mesazhet në rrjetet sociale, të afërmit dërgonin shumat e parave me anë të rrjetit të trasnfertave monetare, shuma që arrijnë në vlerën e mbi 100 mijë eurove.

Sipas policisë, në kuadër të operacionit “Account” u sekuestruan 7 karta bankare, 2 laptopë, pajisje të tjera kompjuterike dhe 62 mandate të lëshuara nga filialet e rrjetit të transfertave monetare, pas tërheqjes së shumave monetare nga 28-vjeçari.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit