Home Aktualitet 100-vjet Kryq...

100-vjet Kryqi i Kuq Shqiptar, Erion Veliaj jep medaljen “Mirënjohja e Qytetit” për shoqatën humanitare

172
0

Kryqi i Kuq Shqiptar, që shënon 100-vjetorin e themelimit u nderua me medaljen “Mirënjohja e Qytetit”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj i dha medaljen shoqatës humanitare dhe e falenderoi për kontributin e dhënë në periudhën e vështirë të tërmetit dhe pandemisë së Covid 19.

Do të doja që ky fund i vitit të jetë edhe një moment për këtë lloj reflektimi, jo vetëm sa gjëra të vështira kaluam, por edhe sa e njohëm njëri-tjetrin dhe çfarë fuqie të brendshme kishim si shqiptarë dhe cilat ishin ato energji brenda sojit tonë, që na bënë të ringrihemi përtej fatkeqësive. Jam sot shumë i lumtur që Kryqi i Kuq Shqiptar, në vitin e 100-vjetorit si lëvizje, të marrë Mirënjohjen e Qytetit tonë, u shpreh ai.

Veliaj shtoi se viti i ardhshëm do të jetë ideal për të rritur radhët e Kryqit të Kuq, edhe si një hap drejt largimit të të rinjve nga pasiviteti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit