Home Aktualitet 11 apo 18 dhj...

11 apo 18 dhjetor?

248
0

Nga: Redjon Shtylla

Janë dy data për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Sali Berisha me 4200 firmat e anëtarëve e kërkon më 11 dhjetor, kurse Lulzim Basha i propozoi Kryesisë së PD, thirrjen më 18 dhjetor, sipas një rendi dite me 3 pika. Është tashmë një luftë e hapur mes Berishës dhe Bashës, se kush nga të dy do të mbledh Kuvendin i parë, pasi veç një Kuvend do të ketë.

Mes disa pikave të draft vendimit për çështjen e organizimit dhe thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 18 Dhjetor ka edhe një pikë tjetër me rëndësi, që synon disiplinimin e strukturave. ”Çdo veprim apo akt tjetër, në çdo formë apo mënyrë, që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë së Partisë, do të përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të Partisë Demokratike”.

Lufta është e hapur, dhe situata në PD do të ndizet edhe më shumë me vendimin e Bashës për të thirrur Kuvendin Kombëtar më 18 dhjetor. Prej 2 muajsh Sali Berisha ka dalë në terren me ”Foltoren”, duke takuar demokratët dhe është përgatitur për të mbajtur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, Lulzim Basha vuri në dukje se ”nuk ka një Kuvend të PD në 11 dhjetor”, por një thirrje për t’i kundërvënë SHBA-ve një pjesë të vogël të PD për interesa personale, që do të sillnin izolimin e PD nga SHBA.

Sali Berisha i dorëzoi kreut të Këshillit Kombëtar Edi Paloka 4200 firmat e delegatëve të PD-së, me qëllim mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor. Më herët Basha dhe përfaqësues të tjerë të PD-së kanë deklaruar se Sali Berisha po luan një blof të madh me demokratët, duke theksuar se fakti që nuk po i dorëzon firmat në bazë të procedurës, tregon që ai nuk ia ka mbledhur 1/4 e firmave.

Rendi i ditës sipas Sali Berishës

Në kushtet kur Partia Demokratike e Shqipërisë po përjeton krizën më të rëndë të identititetit dhe demokracisë së brendëshme që nga koha e themelimit të saj, për shkak të dështimeve në aksionin e saj politik dhe mosfunksionimit të forumeve të saj vendimarrëse, si dhe:

-Kur brenda Partisë Demokratike hapësirat e lirisë dhe të demokracisë po asgjësohen qëllimisht dita ditës.

-Kur forca kryesore e opozitës në vend nuk arrin të përmbushë misionin e saj për të ndalur keqqeverisjen e vendit dhe për t’u kthyer në shpresë të qytetarëve dhe në alternativë serioze qeverisëse.

-Kur rikthimi i ushtrimit të sovranitetit nga antarësia, brenda familjes tonë politike, është imperativ për t’i dhënë fund uzurpimit të partisë nga një grup njerzish me qëllime dhe agjenda tërësisht personale.

Rendi i ditës i propozur nga Lulzim Basha

I-Vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD, dhe axhendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.

II-Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për Demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend, si dhe ndërtimin e mekanizimit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës, i cili në aleancë me krimin e organizuar dhe korrupsionin ka shkatërruar çdo mjet të funksionimit demokratik të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit nga qytetarët dhe kryesisht të rinjtë.

III-Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme, sipas objektivit “Partia Demokratike, partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm-Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit