Home Aktualitet 13 vite nga v...

13 vite nga vrasja e ish-deputetit të PS-së Fatmir Xhindit, Balla: Presim që drejtësia të zbardhë ngjarjen

43
0

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Taulant Balla ka kujtuar sot 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, ku kreu homazhe në Lushnjë. Gjatë një prononcimi për gazetarët, Balla ka përkujtuar edhe ish-deputetin e ndjerë të PS-së, Fatmir Xhindin, i vrarë në 2009 në Roskovec, ndërsa tha se presin që drejtësia të zbardhë vrasjen.

Natyrshëm që për ne socialistët Fatmir Xhindi mbetet një koleg i paharruar dhe ende besojmë se drejtësia në bashkëpunim edhe me policinë e shtetit të hedhin dritë mbi një vrasje e cila ende është e pazbuluar dhe autorët e këtij krimi makabër nuk janë vendosur ende përpara drejtësisë. Ne presim që të gjitha institucionet ligjzbatuese të bëjnë detyrën e tyre. Është e vërtetë që ka kaluar shumë kohë dhe që përgjegjësia rritet ndaj atyre që duhet të bëjnë detyrën për këtë krim“, tha Balla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit