Home Aktualitet 14 viktima ng...

14 viktima nga zjarri në spitalin e Tetovës, angazhohen 5 prokurorë për të hetuar shkaqet. Qeveria maqedonase seancë të jashtëzakonshme

28
0

Tetova u përball një natë më parë me vdekjen e 14 pacientëve në spitalin COVID pas shpërthimit të zjarrit rreth orës 21:02.

Mbi 30 zjarrfikës me 7 makina kanë luftuar me flakët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e tyre për gjysmë ore.

Zjarrfikësi Sasho Trajçevski deklaroi se zjarri ka qenë shumë i madh dhe se nga spitali janë nxjerrë viktima.

Në ora 21 e 2 minuta kemi marr njoftimin se po digjet spitali modular në qendrën medicinale në Tetovë. Ekipet e zjarrfikësve për 3-4 minuta kanë arritur në vendngjarje me 7 makina dhe mbi 30 zjarrfikës. Megjithatë kur ekipet tona kanë arritur në vendngjarje, gjithçka ishte në flakë. Ne bëmë të pamundurën dhe në ora 21:30 minuta zjarri është shuar. Zjarri ishte shumë i madh sepse spitali modular ishte nga plastika”, deklaroi Sasho Trajçevski, zjarrfikës sipas Alsat.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit