Home Aktualitet 15-vjeçarja e...

15-vjeçarja e shan*azhuar, Balla: Qytetarët të mos hezitojnë për të denoncuar

31
0

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me rastin e 15 vjeçares në Tiranë e cila ishte shantazhuar prej kohësh nga 27 vjeçari Benard Çullhaj.

Sipas ministrit, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë dhe agjencitë partnere po punojnë për të parandaluar raste të tilla, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos hezitojnë për të denoncuar.

“Ngjarjet e fundit kanë rritur nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online. Policia e Shtetit përmes Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm kanë identifikuar një tjetër rast shantazhi në rrjetet sociale me rrezikshmëri ndaj një minoreneje.

Po bashkëpunojmë me agjencitë partnere për fuqizimin e kapaciteteve tona në përballjen me këtë formë kriminaliteti. Policia e Shtetit po rrit vigjilencën dhe forcën parandaluese, është i domosdoshëm bashkëpunimi me publikun, të cilët duhet të drejtohen pa hezitim duke kallëzuar çdo rast shantazhi e dhune përmes rrjeteve sociale, për të na dhënë mundësinë e reagimit në kohë.

Në momentin më të parë të konstatimit duhet denoncur dhe jo të bini pre e shantazhit! Paralelisht po punojmë për ndryshimet ligjore kundër dhunës online, ndërsa ofruesit e rrjeteve sociale po përmirësojnë nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe”, thuhet në reagimin e Ballës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit