Home Kultura 150 vjetori i...

150 vjetori i ”Homerit” shqiptar, nderohet Gjergj Fishta

101
0

150 vjetori i lindjes së Gjergj Fishtës, bashkoi dashamirës të artit në Muzeun Historik Kombëtar. Drejtorja e Qendrës Kombëtare të Librit, Alda Bardhyli vlerësoi Fishtën, si një ndër mjeshtrit e letrave shqipe.

“Sa herë që flasim për Gjergj Fishtën duket sikur historia e letërsisë apo kritika do t’i ketë gjithmonë borxh, atë heshtjen e gjatë që ra mbi të prej gjysmë shekulli, por pavarësisht kësaj ai vjen sot si një figurë iluminuese”, u shpreh Bardhyli.

Studiuesja e figurës së Fishtës, Lili Sula, veçoi veprën “Lahutën e Malcisë”, për ta krahasuar atë me Iliadën e Homerit.

Studiues të ndryshëm të figurës së Fishtës të pranishëm në konferencë e cilësuan shkrimtarin si shumë dimensional, ndërsa e vlerësuan atë për frymën heroike nacionale që shfaq në veprat e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit