Home Rajoni 2 vite kryemi...

2 vite kryeministër/ Kurti: 30 mijë vende të reja pune, goditëm krimin në veri

32
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti prezantoi në Kuvend arritjet dhe punën dyvjeçare të qeverisë së tij. Ai nënvizoi se 30 mijë vende të reja pune janë hapur në dy vitet e fundit dhe se ka shpërndarë rreth 822 milionë euro në masa mbështetëse për qytetarët dhe bizneset.

Po ashtu Kurti përmendi si sukses dhe luftën ndaj krimit të organizuar, duke thënë se në veri janë mbyllur 16 rrugë ilegale për trafikim dhe kontrabandë. Kurse për policinë e Kosovës, Kurti tregoi se ka shkatërruar 83 grupe kriminale me pjesëtarë të të gjitha etnive.

“Ministria e Brendshme, ajo e pushtetit lokal dhe Ministria e Arsimit janë angazhuar sipas fushëveprimit të tyre në ofrimin e kushteve të sigurisë, administrative dhe infrastrukturore për të mundësuar organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve nga ana e KQZ-së.

Përtej kësaj shfrytëzoj rastin të them se pluralizmi politik dhe mbi të gjitha e drejta e votimit të lirshëm dhe pa pengesa te komuniteti serb janë të domosdoshme. Kushdo që vijon ta cenojë këtë të drejtë themelore nuk ka çka të presë tjetër përveç se përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit”, u shpreh Kurti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit