Home Bota 2021, katastr...

2021, katastrofat natyrore kushtuan shtrenjtë

88
0

Fenomenet natyrore të lidhura me ndryshimet klimatike sollën mjerim për miliona njerëz në mbarë botën gjatë vitit 2021. Studimi i një organizate bamirësie ka evidentuar 10 ngjarje ekstreme që shkaktuan humbje prej më shumë se 1.5 miliardë Dollarësh. 2021 është vlerësuar si hera e katërt në 5 vite që katastrofat natyrore kushtojnë më shumë se 100 miliardë Dollarë.

Impakti më i madh financiar u shkaktua nga uragani Ida në SHBA gjatë muajit Gusht dhe përmbytjes në Europë gjatë Korrikut. Uragai Ida detyroi mijëra njerëz të evakuoheshin nga Luiziana, ndërsa solli furtuna e përmbytje në Nju Jork, që shkaktoi për herë të parë gjendje emergjence. 95 njerëz vdiqën, ndërsa humbjet ekonomike shënuan shifrat tronditëse 65 miliardë Dollarë.

Përmbytjet në Gjermani, Francë dhe rajone të tjera europiane në Korrik tejkaluan barrierat mbrojtëse dhe shkaktuan vdekjen e 240 njerëzve. Dëmet arritën në 43 milionë Dollarë. Në rajone më të varfra si Sri Lanka, Maldive, Bangladesh, Sudan e Indi, përmbytjet dhe stuhitë shkaktuan lëvizje masive të popullsisë nga vendbanimet dhe humbje të tjera të rënda.

Stuhitë dhe uraganet, sidomos në zonat tropikale janë një ngjarje e pranishme deri në disa herë gjatë vitit, por intensiteti i tyre është rritur për shkak të faktorit njerëzor që ka ndikuar në klimë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit