Home Aktualitet 2023, viti i ...

2023, viti i Petro Markos. E bija: Diktatura e la qëllimisht në harresë

268
0

Viti 2023 do t’i kushtohet shkrimtarit dhe poetit Petro Marko. I konsideruar si shkrimtar i brezit të humbur, Marko me romanet e tij bëri një kthesë në letërsinë shqipe, ndonëse vlerësimi iu mohua nga diktatura.

“Jam pak si e vrarë shpirtërisht sepse në momente të tilla gjithmonë kujtoj ato që ka hequr ai dhe momentet e tij. Një nga vuajtjet e një shkrimtari është kur të heqin të drejtën e botimit, nga letërsia shqipe dhe nga shkollat, dhe rri me vite që mos të kujtohet nga lexuesit. Më vjen mirë që e ka kaluar këtë periudhë heshtjeje. Por lexuesit babin nuk e kanë harruar”, tha Arianita Marko, vajza e Petro Markos.

Liria e fjalës dhe e veprës, kushtonte shumë në kohën kur ai krijoi, megjithëse asnjëherë nuk u tërhoq nga ajo çfarë besonte. “I është thënë herë pas here që mos fliste, por babi i tillë ishte nuk heshte dot”. Sot në arkivën e familjes e bija Arianita, ruan shumë ditarë të tij që do ta shohin dritën e botimit.

Sot mes shkrimtarësh e poetësh, por dhe miqsh u kujtua në 110-vjetorin e lindjes shkrimtari, i cili la gjurmën e tij përmes krijmtarisë dhe fjalës shqipe. Ky vit i Petro Markos do të jetë i mbushur me aktivitete për figurën e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit