Home Aktualitet 24-vjeçari pl...

24-vjeçari plagos me thikë 41-vjeçarin gjatë një konflikti në Kuçovë

35
0

Një i ri 24-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka plagosur me thikë një 41-vjeçar gjatë një konflikti mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme lagjen “Llukan Prifti”, për shkak të një konflikti të çastit.

Policia ka arritur të identifikojë autorin B.A banues në Kuçovë dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërsa 41-vjeçari është nën mbikëqyrjen e mjekëve në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu po në Kuçovë është arrestuar një 36-vjeçar i cili është me probleme të shëndetit mendor, pasi ka mbajtur mbyllur në një dhomë nënën dhe motrën e tij. Ai i kërcënonte me mjete prerëse për jetën e tyre dhe për këtë arsye, nënë e bijë kanë bërë kallëzimin në polici.

Po vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për këtë rast.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit