Home Aktualitet 24 vjeçarja X...

24 vjeçarja Xhuljana Dumani nuk ka pse largohet nga MPJ, asaj i duhet siguruar mbrojtje nga policia

830
0

Duke qenë një prej mediave që pasqyruam se si DSIK ka dhënë një certifikatë sigurie motrës së Nuredin Dumanit, sikurse e thotë një portal i rëndësishëm investigativ si CNA.al dhe me pas konfirmuar edhe nga gazetari i njohur Artan Hoxha, na duhet të sqarojmë se sot jemi njohur me dorëheqjen e vajzës 24 vjeçare, Xhuljana Dumani.

Ajo nuk ka pse jep dorëheqjen nga MPJ.

Sepse ajo është punonjësje korrekte, siç edhe shkruan ministria e jashtme dje në një reagim të saj, ndaj nuk ka përse ikën me dorëheqje nga puna, siç njofton ajo me një deklaratë personale.

Ajo është vajzë e re dhe nga studentët që siç deklaron MPJ, nga ekselentet. Ndaj nuk duhet që dorëheqjen t’ja pranojë ministrja e jashtme sepse ndryshe kthehemi si në epokën e komunizmit që nëse njeri arrestohej apo dënohej nga shteti, atëhere krejt familja përsekutohej.

Natyrisht që DISK duhet të mbajë përgjegjsi se si ka lejuar një veprim të tillë, por kjo mbetet hetim investigativ se si dhe pse iu dha certifikata.

Motra e Nuredin Dumanit, i cili tashmë cilësohet si i penduar i drejtësisë, që me rrëfimet e tij ka çuar në zbulimin e emrave të botës së krimit, ka qenë kryefjalë e mediave pasi u tha se ajo ishte pajisur me një certifikatë sigurie nga NATO. Në një reagim për mediat dje, Ministria e Jashtme deklaroi që në asnjë moment zonja në fjalë nuk ka pasur akses në informacion të klasifikuar e aq më pak në informacion të klasifikuar të NATO.

“Ashtu si për çdo punonjës tjetër të MEPJ, edhe për znj. Xh.D është kërkuar certifikata e sigurisë nga DSIK. Kjo certifikatë është, pas dëshmisë së penalitetit, një tjetër filtër nëpër të cilin kalon çdo punonjës i MEPJ”, sqaroi dje ministria.

Ndërkohë mësohet se sot Xhuljana Dumani ka firmosur një letër dorëheqje nga MPJ. Policia e shtetit duhet ti sigurojë Xhuljanës dhe familjes së saj mbrojtje,sepse siç po dalin deklarime të vëllait të saj në burg për vrasje dhe banda të rrëzikshme, Xhuljana Dumani duhet të ruhet nga policia e shtetit.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit